E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu në OKB, pritet të caktojë “vijën e kuqe” për Iranin

Kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të përcaktojë një “vijë të kuqë të qartë” për programin e kontestuar bërthamor të Iranit, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Kombet e Bashkuara.
 

Lajmi është bërë i ditur nga disa agjenci lajmesh, të cilat citojnë zyrtarët izraelitë që ndodhen në New York me Natanyahu-në të kenë thënë se kryeministri do të “qartësojë rrugën në të cilën Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.

Kryeministri izraelit ka thënë se Izraeli nuk do ta tolerojë një Iran të pajisur me armë bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›