E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Remziu, u more peng nga tre persona"

Tirane- Nje ish-punetore e punishtes se duraluminit "Albatros", ka treguar dje momentet e rrembimit te biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ruzhe Kercini, deshmitarja e thirrur nga prokuroria, ka treguar momentet e ngjarjes se 21 tetorit te vitit 1995. Fillimisht ajo ka treguar per njohjen e saj me Remzi Hoxhen, ne momentin qe i ka shkuar per t'i kerkuar pune. "Une fillova pune ne fund te vitit 1993 nepermjet nje shoqes sime tek "Albatros". Trokita ne deren e Remzi Hoxhes dhe ai me pranoi si punetore. Merresha me seleksionim e materialeve. Remzi Hoxhen e kam njohur si shef. Me te me prezantoi shoqja ime Violeta Radi.", deklaroi dje Kercini. Me tej deshmitarja tregoi momentet e marrjes se Hoxhes. "Diten e rrembimit po futesha ne repart. Ishte kohe dreke. Punetoret po pinin kafe. Kam pare nje makine qe erdhi, por nuk i vura rendesi. I mora per kliente. Hyra ne repart dhe po rregulloja tavolinat. Nuk zgjati shume. Pashe Remziun qe e kishin kapur dy veta prej krahu dhe po e nxirrnin nga dera kryesore. Menjehere thirra shoqen time. Ajo erdhi me vrap. Kur dola jashte dikush thirri "merri targen e makines". Violeta arriti t'i merrte targen. Ne kujtonim se mos e moren Remziun per t'i kerkuar parate.",-tha dje Ruzhe Kercini. Deshmitarja ka sqaruar gjykaten, se burrat e punes i kishin kerkuar asaj dhe shoqes se punes, qe te shkonin tek Komisariati numer 3, ku te tregonin gjithcka qe kishte ndodhur. Para gjykates deshmitarja ka theksuar se tre kane qene personat qe kane marre Remzi Hoxhen, ndersa nuk mbante mend asnje prej karakteristikave te tyre. Seanca e djeshme gjyqesore u shty per thirrjen e deshmitareve te tjere te akuzes. Te pandehurit ne kete proces, jane Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi. Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995, vit ne te cilen eshte marre peng biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes. Ata akuzohen per veprat penale te "rrembimit te personit, kryer ne bashkepunim", tre here dhe "torturimit kryer ne

Bashkepunim", tre here.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›