E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu 313, kapet vajza me 36 celulare

Ledi Koraqi

Tirane-Nje 22-vjecare eshte arrestuar dje ne flagrance, teksa ka tentuar te fuse ne qeline e te fejuarit 36 telefona celulare. Burime zyrtare te policise bene te ditur se Fabiola Musai, 22 vjece, lindur dhe banuese ne Durres, ka hyre dje ne ambientet e burgut 313 ne Tirane, per te takuar te fejuarin e saj, Klodian Meraja, i denuar me 5 vjet burg per vjedhje. Me vete ajo kishte edhe disa rroba si dhe nje frigorifer te vogel, te cilin donte t'ia conte te fejuarit. Pas kontrollit te imtesishem nga sherbimi i sigurise dhe i kontrollit, 22-vjecares i jane gjetur brenda ne frigorifer 36 cope telefona celulare. Sherbimet e kontrollit kane lajmeruar menjehere efektivat e policise, te cilat kryen edhe arrestimin ne flagrance te Fabiola Musait, me akuzen e "dhenies ndihme nje te burgosuri per largim". Menjehere kane nisur hetimet, per qellimin e porosise se ketyre telefonave celulare nga i denuari Klodian Meraja. Dyshohet se edhe nje tregti e mundshme brenda qelive te burgut 313, mund te kete qene si synim i te denuarit.

Klodian Meraja, ishte denuar me 5 vjet burg per vjedhje. Meraja nga qyteti i Korces, rezulton te jete nje person i denuar edhe me pare per vjedhje dhe armembajtje pa leje. Ne korrik te vitit 2008, ai kishte marre 4 dite leje per sjellje te mire, nga Drejtoria e Burgjeve dhe kishte dale nga burgu i Shen Kollit ne Lezhe. Por sapo ka dale, ka kryer nje tjeter vjedhje spektakolare. Se bashku me Jashar Meten, Lefter Xerozin dhe Aferdita Lelen, kjo e fundit studente, kane vjedhur 80 mije euro ne banesen e administratorit te nje firme mermeri, qe ndodhej ne fshatin Tufine te Tiranes. I demtuari ka denoncuar vjedhjen dhe pas ngritjes se nje grupi hetimor nga prokuroria ne bashkepunim me policine, eshte bere e mundur kapja e autoreve te kesaj vjedhje. Sipas te dhenave te policise, ata ishin fshehur ne ambientet e nje banese ne Malin e Robit (prane kompleksit turistik "Mak -Albania" ne Durres). Gjate kontrolleve, policia ka bllokuar dhe nje makine "BMV" me targa TR 2747 H, me te cilen dyshohet se ishte kryer vjedhja dhe largimi i autoreve nga vendngjarja. Policia ka sekuestruar edhe sasine e eurove te vjedhura. Arrestimi i tyre, u krye pas operacionit te koduar "Leja e Ndershme", marre shkas nga leja qe siguroi Klodian Meraja nga burgu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›