E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dhune ne familje, partneret denoncojne njeri-tjetrin

Dy denoncime per dhune dhe keqtrajtime jane depozituar dje, ne Policine e Qarkut Tirane. Nje grua 33-vjecare me banim ne Kamez, ka depozituar dje ne Komisariatin nr. 5 te Tiranes, nje kallezim ndaj bashkeshortit te saj. E.Ciko, ka denoncuar bashkeshortin e saj Arben Ciko 38 vjec, per ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe dy femijeve te tyre te mitur 13 dhe 11 vjec. Pasi ka duruar per disa kohe veprimet e dhunshme te te shoqit, 33-vjecarja ka vendosur te kerkoje ndihme tek efektivat blu te Policise se Tiranes. Kallezimi i saj eshte regjistruar ne Komisariatin nr.5, te cilet kane marre ne mbrojtje gruan dhe dy femijet. Nje tjeter denoncim per dhune eshte regjistruar ne Komisariatin e Policise se Kavajes. Kete here nje burre ka denoncuar ish-gruan e tij, per keqtrajtim te vajzes 7-vjecare, qe ajo e ka ne kujdestari. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, bene te ditur se Ymer Kanoja 45-vjec, ka denoncuar ish-bashkeshorten e tij, Ermira Hyka 36-vjece per keqtrajtim te vajzes 7-vjecare S.K. Sipas policise, nena e vajzes po ndiqet ne gjendje te lire per "keqtrajtim te te miturve" dhe "plagosje te lehte me dashje". Dyshohet se denoncimi i 45-vjecarit, ka ardhur pas rrefimeve te vajzes se mitur per dhunen sistematike fizike dhe psikologjike te nenes se saj. Edhe per kete rast policia ka marre ne mbrojtje te mituren. Ndersa Ermira Hyka, do te paraqitet tashme ne Gjykaten e Kavajes, per t'u perballur me akuzat e ngritura nga ish-bashkeshorti i saj.

L.Koraqi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›