E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate sulmohen tek cantat e dores

Tirane-Grabitjet e rruges, vazhdojne te jene nje shqetesim serioz per qytetaret e Tiranes. Dy gra kane rene pre e grabitjeve, nga vjedhesit e rruges. Keto dy raste jane regjistruar brenda nje dite ne Policine e Tiranes. Rasti i pare ka ndodhur prane rruges "Shyqyri Ishmi" ne Tirane. Nje 45-vjecareje i eshte rrembyer nga dora canta qe kishte me vete, nga dy te rinj qe udhetonin me nje motociklete. Pasi i kane terhequr me force canten nga dora, te rinjte jane larguar me shpejtesi neper rrugica. Menjehere pas ngjarjes, 45-vjecarja Lejla Buzi, ka paraqitur edhe kallezimin e saj ne polici per kete grabitje. Ajo ka deklaruar se ne cante kishte nje telefon celular dhe celesat e dyqanit ku punonte. Njekohesisht ka dhene edhe pershkrimin e dy personave qe e grabiten. Policia po punon per gjetjen dhe kapjen e dy autoreve. Rasti i grabitjes se dyte me po te njejtin skenar, eshte regjistruar ne rrugen "Hajdar Hidri", po ne kryeqytet. Dy persona po me motor i kane grabitur canten 53-vjecares Aferdita Tateli, sapo ajo kishte dale nga shtepia. E demtuara ka treguar ne polici se brenda ne cante kishte nje sasi parash prej 100 dollaresh dhe 5 mije leke, si dhe nje telefon celular. Policia po heton ne lidhje me kallezimet e dy qytetareve dhe po heton ndoshta per autoresine e njejte te te dyja rasteve.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›