E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balliu: Ju tregoj "Panteonin e Zi"

INTERVISTA/ Pas "Zonjes se Zeze, Nexhmije Hoxha", vjen romani "Panteoni i Zi". Shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu, flet per publikimin e romanit te tij ne frengjisht, i cili i njeh francezet me "diktaturen ne dhomen e gjumit te Bllokut komunist", si dhe per "metastazat e komunizmit ne politiken moderne"

Romani juaj "Panteoni i Zi", sapo eshte publikuar ne frengjisht nga nje shtepi botuese prestigjioze si "Favre". Me heret, ne frengjisht ka dale edhe monografia juaj "Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha". Sa e rendesishme eshte per nje shkrimtar publikimi ne nje gjuhe te madhe perendimore? Eshte e njejta rendesi edhe per nje shkrimtar te nje kombi te vogel si shqiptaret?

Jo vetem eshte e rendesishme, ne planin publik te ceshtjes, por ne menyre personale ne karrieren e nje shkrimtari, i cdo vendi qofte, botimi i librit ne Paris, letersi, publicistike apo cfaredoqofte, eshte nje sukses i madh i karrieres. Me heret kjo ka qene nje enderr e rinise time letrare, dhe ajo daton shume e shume vjet perpara. Une e kam botuar librin e pare me tregime qekur isha maturant dhe ate kohe e me pas, endrra e cdo letrari te ri, ishte modeli i Kadarese, i cili kishte shkrepur me nje talent vezullues ne harten e botimeve te Perendimit, sidomos ne ato frankofone. Per hir te se vertetes, botimi ne frengjisht i nje vepre - ne Paris apo ne te gjitha kryeqytetet e tjera frankofone - eshte nje certifikim i larte vlerash. Te gjithe shkrimtaret ne bote, edhe me te medhenj, qe mund te vijne nga gjuha hispanike, angleze apo japoneze, botimin ne frengjisht e kane piken me te larte, pas botimit ne atdheun e tyre. Pra, une e kam pasur kete enderr qe 17-18 vjec, dhe kaluan rreth 34 vjet... Pra nje jete e tere. Shtepia botuese franko-zvicerane "Favre" dhe botuesi i saj Pierre-Marcel Favre, jane per mua dicka e shtrenjte tashme. Jane vertet miku me i ri, por jane nje maje e arritur dhe kane nje cmim shume te thelle ndjenjash dhe mirenjohjeje.

"Panteoni i Zi" vleresohet nga botuesi juaj francez si nje metafore qe i paraqet lexuesit perendimor komunizmin dhe mekanizmat qe perdorte ai per tjetersimin e njerezve. A mund ta konsiderojme kete metafore si nje vazhdimesi apo ene komunikuese edhe me "Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha"?

Padyshim qe po. Megjithese "Panteoni i Zi" eshte shkruar rreth viteve 1992-1993, brenda, per ta shpjeguar politikisht Panteonin, kishte nje dossier politik, i cili do te botohej me vone, e qe ishte "Zonja e Zeze...". Une e kam nisur jeten ne Tirane, si nje shkrimtar shume i ri, dhe pa ndonje pikepyetje per sistemin komunist te kohes. Por ne rruge e siper, shkrimtari, brenda te cilit eshte edhe gazetari, filloi te perplaset me gjembat e diktatures, dhe here pas here, per to, kishte keqkuptime, iluzione, acarime, por inteligjencia dhe talenti, jane te afta qe te fillojne e te zhbirilojne. Dhe krejt ne menyre te natyrshme, njeriu fillon e hyn ne kerkim te se vertetes. Natyrisht ngjarje te renda familjare, ndonje burgosje, ndonje konflikt politik i mirefillte, ne rrethin familjar, shoqeror, farefisnor, jane ato qe fillojne dhe i japin drejtimin kursit te zbulimit te se vertetes. Dhe ne qofte se deri ne vitin 1985, masa e ndryshimit dhe e pikepyetjeve te nje shkrimtari qe vjen nga provinca, dhe ka mbeshtetje vetem talentin e tij, shfaqet vetem me protesten e fjaleve, kritiken, perbuzjen, neverine, anekdotat per sistemin,per persona apo ngjarje te vecanta, pas ketij viti, dyshimet u kthyen ne teza. Por gjithsesi, sekretet e politikes shqiptare, te nje diktature qe edhe sot eshte e paeksploruar jane te tilla qe mund te te bejne qe te shpresosh ne nje ndryshim dhe kjo ere fryu ne muajt e pare te pushtetit te Ramiz Alise, pas vdekjes se Hoxhes. Por qe aq e shkurter, saqe sherbeu per te kuptuar dhe lexuar se Ramizi ishte nje Enver qe s'ia mbante te vriste, dukshem dhe me plenume. Ndersa, ndryshe, i ka bere te gjitha qe ka bere Enver Hoxha. I perfshire edhe ne luften brenda oborrit diktatorial, mua ma terhoqi vemendjen si shkrimtar, jeta e brendshme e ketyre njerezve; e femijeve te tyre, nuseve, dhendureve, konflikteve, intrigave... Atehere, Tiranen e kishte mbuluar jeta e sojsezeve te Bllokut, qe hanin, pinin, visheshin, ushqeheshin, dilnin jashte, dhe megjithese konsumonin 90 per qind te proteinave te vendit, jo vetem qe nuk nxirrnin dot nje talent, nje njeri me vlere ne nje fushe, por vec fallsifikonin, genjenin, mashtronin, dhe ishin te perfshire ne nje banalitet e mediokritet intelektual, i cili e ngacmon shkrimtarin ne plage. Qe nga viti 44-90, me perjashtim te Bashkim Shehut, i cili beri nje perpjekje dhe u individualizua ne fushen e letersise, absolutisht asnje pinjoll prej kesaj nomenklature, nuk mundi te shfaqte vlera te vecanta, por u mbetej qe ta shpalosnin veten nepermjet peshes politike te Familjes, duke e paraqitur ate si vlere... Kurre ndonjehere nuk ka pasur aty vlera. E kunderta, kush hyri aty nga jashte, ne vlere u shkaterrua dhe u degradua. Kjo ka qene zanafilla, me pak fjale e indicies per nje subjekt romani... Dhe te themi te drejten, ky eshte romani i pare dhe i vetem, i shkruar shume shpejt pas renies se diktatures, eshte printuar e shitur ne me shume se 6-7 edicione ne Shqiperi, por ambienti i Bllokut, te rrethuar me ushtare, police, sherbim sekret, me rregulla te shkruara e te pashkruara, te frikshme, eshte nje oborr obskurant, kriminal, tragjik, saqe do te thosha se edhe 3 Shekspire do ta kishin te veshtire t'i dilnin ne qosh. Ne qofte se tek "Zonja e Zeze Nexhmije Hoxha" u dha diktatura komuniste mbi kombin, mbi shoqerine shqiptare, tek "Panteoni i Zi" permes konceptimit estetik te jetes dhe ligjeve te letersise, eshte dhene diktatura ne dhomen e gjumit.

Historia e ish-Bllokut komunist, gjithsesi nuk mund te quhet e perfunduar dhe e treguar apo jo? Cila eshte permasa aktuale e ketij Blloku? Si mund t'i lexojme metastazat e tij ne politiken e sotme te Shqiperise?

Kjo eshte drama e re e Shqiperise. Metastazat e Bllokut jane te fuqishme, jane financiare, dhe pastaj ekonomike e mediatike, dhe per fat te keq, eshte shume e trishtueshme qe shoqeria shqiptare nuk ia doli qe ta gjykoje kete Bllok. Jo per te perseritur vrasjet dhe pogromet komuniste, por per ta demaskuar, per ta informuar shoqerine shqiptare se c'perfaqesonte ky Bllok komunist, kush ishin Enver Hoxha dhe Nexhmija, cili eshte raporti i tyre me popullin e vet, me kombin... Por mbi te gjitha, filozofia e tyre ne interes te kujt ishte, ku synonte dhe cfare shkaktoi? Natyrisht, nje pjese e gjerave jane thene, por ka nje coroditje shume te madhe dhe per fat te keq, ka nje rimarrje te iniciatives nga metastazat e Bllokut, vecanerisht ne media, te cilat ne menyre te qellimshme - e jo nga padija - i aktivizojne tezat dhe filozofine themelore te Hoxhes, filozofi qe synonte degradimin e faktorit shqiptar ne Ballkan, dhe me tej goditjen dhe asgjesimin e tij. Sot kemi te njejten gje, kemi nje segment mediatik te perfshire nga kanceri i se shkuares, i cili perpiqet ta denigroje perparimin kombetar te shoqerise shqiptare. Te maskuar pas tifozllekut te partive, nje pjese e madhe e sherbetoreve dhe konkubinave hoxhiste ne media, e kane zevendesuar imperializmin e dikurshem amerikan dhe vrasjen e mendjeve perendimore shqiptare me Sali Berishen apo me gjithe ata individe e struktura, te cilat e duan ciltersisht orientimin perendimor te vendit, kthimin e tij ne gjirin prej nga e shkeputi Enveri. Sigurisht, sot ka teori dhe teza te cilat perpiqen te mos u dallohet lidhja dhe sponsorizimi financiar nga katedra dhe ajri i pazbuluar i pagesave te Hoxhes. Por, e gjithe kjo vepron si struci, pasi gjithcka zhvillohet jo thjesht ne syrin e Zotit. Ajo po e po, por ka shume sy, dhe pavaresisht se mund te tundesh nen flamuj te rinovuar, nuk je asnje hap larg Enver Hoxhes, qe me vesin dhe me filozofine e tij e vrau kete komb ne qelizat e njeriut shqiptar. Ne kete segment ka edhe te guximshem. Ka media qe e shprehin hapur dashurine per hoxhizmin, e fusin me lezet edhe ne shfaqje humoristike, por u kuptohet baza e nisjes. Dhe kjo do te jete nje beteje e gjate, per ngjarjet qe do te vijne, ne planin kombetar e qe do ta zbardhin, do ta zberdhylin... e keta do te jene shume shpejt po kaq te vjeter e arkaike, sic u bene Sofo lazot, etj.

Ju jeni nje shkrimtar i angazhuar fort me aktualitetin e dites, permes shtepise botuese "55", por se pari permes gazetes se perditshme me te njejtin emer. Si do ta vleresonit rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit?

Gazeta "55" ne ndryshim nga shume gazeta te tjera, te cilat padyshim kane kontributin e tyre ne shoqerine pluraliste, eshte e hapur ne qendrimin e saj. Ajo ka kater shtylla; ajo mbeshtet projektin politik dhe filozofik te Sali Berishes per zhvillimin e kombit shqiptar, dhe e gjen kete projekt me te ndershmin, me te drejtin, qe eshte ne tradicionin dhe prirjen historike dhe aktuale te interesave shqiptare. Gazeta "55" eshte gazete e hapur "pro" politikes euroatlantike. Qe nga Roma ne Uashington, qe nga Londra ne Uashington, qe nga Parisi ne Uashington, qe nga Ankaraja ne Uashington. Gazeta 55 eshte e angazhuar te kerkoje e te zbertheje me dokumente cdo krim dhe faze kriminale te diktatures komuniste dhe pergjegjesise qe kane ata per vrasjen e kombit. Gazeta 55 eshte ne respekt, ne zbulim, mbeshtetje, mbrojtje dhe kerkim te te gjithe vlerave tona kombetare, paraosmane dhe me pas, ne mbrojtje te identitetit perendimor te shqiptareve. Te katerta keto, e bejne ate te jete e angazhuar totalisht ne politiken aktuale. Dhe ne perputhje me keto qe thashe, ekspertiza e "55"-s per zhvillimet politike ne Shqiperi ka dale absolutisht fituese, qendrimi i saj ka qene kualifikues per te gjithe vlerat dhe fitoret politike te se djathtes. Nuk ka gabuar "gazeta 55", kane gabuar ato gazeta apo ata analiste te disa gazetave, te cilet me megalomani, me mungese te theksuar kulture profesionale, me mungese te theksuar kulture politike, kane qene dhe jane te renditur si sulmues te vlerave, kane qene dhe jane parashikuesit me te turpshem, me tragjike, dhe tashme mund te them se jane te falimentuar. Por mbetet fatkeqesi fakti se keta te falimentuar gjezdisin nga nje gazete ne tjetren dhe paguhen ne menyre te turpshme per te share e kontestuar vlerat. Ketu ka nje kufi. Nuk mundet qe nje pinjoll, babai i te cilit vret 150 shqiptare, te dale sot e te "vrase" te tjere shqiptare. Por gjithsesi, dua te shpreh, se pikerisht, nga kjo filozofi, ne kishim besim se zgjedhjet e 28 qershorit, jo vetem qe do te ishin, moralisht me te pastrat, por edhe se do te risillnin si kryeminister Berishen. Tani eshte rasti qe pyesin se e paten te drejte keta mjekraxhinjte qe bejne filozofin duke vjedhur taksat, bandite dhe hajdute e mashtrues tenderesh, ata pinjolle familjesh te qelbura nga kufomat e vrara apo ata injorante qe mendojne se shalli i verdhe apo sponsorizimi qe i bejne njeri-tjetrit, si gomeret ne ferkim... Ja kjo eshte e verteta!

Ne nje veshtrim, tashme kur eshte ngritur kabineti i ri qeveritar, a mund te themi se ajo i justifikoi shpresat e votuesve qe prodhuar koalicionin e ri qeverises, PD-LSI?

Qeveria eshte emblematike per sa i perket pyetjes tuaj. Eshte konceptuar me inteligjence, ka parametra shume te larte, krahasuar edhe me qeverine e meparshme, ka pasur nje avantazh se duke ardhur nga nje kabinet i suksesshem, ka mbetur jashte ministra te cilet nuk mund te gjykohen per defekte, perkundrazi kane qene ministra reformash te suksesshme, si Jemin Gjana, por edhe korrektesa shtetare e Xhuvelit, ka dhene nje model te statures se ministrit. Por gjithsesi, ky kabinet, me shume se nje kabinet qeverie eshte nje kabinet misionar. Kjo qeveri e sotme eshte Mukja e munguar ne jeten e ketij kombi. Gjithe tragjedia vrasese zu fill me prishjen e Mukjes, me prishjen e Pezes, me perjashtim te Miladinit dhe Enverit, faktoret e Pezes u denuan, denigruan dhe vrane nga Enver Hoxha. Raporti privat i Rames me Muzeun e Pezes nuk mundet ta erresoje vrasjen qe i beri Pezes vete Enveri me Miladfin Popovicin dhe Dushan Mugoshen. Keshtu qe ky kabinet perbehet nga autoritete me pervoje politike, pervoje administrative, pervoje drejtimi dhe nje fryme shpirterore sa i perket integrimit te Shqiperise ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›