EULEX-i eshte drejtesia ne reklame. A do ta bleje kush?
Nga Albin Kurti
Pas ketij protokolli per bashkepunim policor, gjithnje e me shume, Policia e Kosoves edhe praktikisht do te behet polici e EULEX-it. Para shpalljes se pavaresise ishte polici e UNMIK-ut, mandej perkohesisht polici e Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves, dhe tash e tutje polici e EULEX-it. Gjithsesi, EULEX-i po perpiqet te marre sa me shume terren ne Kosove me shpejtesi sa me te madhe. Terren ky i cili eshte terren sovraniteti e qe do te duhej t'i perkiste Qeverise se Kosoves. Megjithate, nuk eshte se Kosoves po i cenohet sovraniteti me kete protokoll e me protokollet qe do te vijne me pas. Me pare se kjo e me sakte se kaq, po treten mundesite qe te behemi sovrane ndonjehere, pasi qe dihet se pavaresia qe kemi eshte vetem formale: pavaresi pa teresi territoriale e pa sovranitet.
Me protokollin policor EULEX-Serbi nuk luftohen krimet ne Serbi. Me kete protokoll nuk do te luftohen as krimet ne Kosove. Me protokollin EULEX-Serbi ne shenjester eshte vene krimi nderkufitar. Pra, thuajse deshirohen krime te pavarura, te ndara nga njera-tjetra, thuajse duan t'i izolojne krimet por jo edhe me gjithe mend t'i zgjidhin ato. Ne Serbi Yves de Kermaboni bashkepunon me Ivica Daciqin, tash minister i brendshem qe terrorizon shqiptaret ne Lugine te Presheves, por edhe me i njohur per neve si zedhenes i partise se Milosheviqit kur ky i fundit ishte ne pushtet. Ne Kosove Yves de Kermaboni bashkepunon me politikanet e larte te korruptuar te Kosoves, por edhe kontakton e komunikon me strukturat e Serbise. Ky protokoll qe, me demek, do ta luftoje krimin, ka nevoje qe vete te dekriminalizohet. Ky protokoll nuk vuan me pak nga krimi sesa Kosova, Serbia e kufiri midis tyre. Ky protokoll varet nga kriminelet. Prandaj, efekti kryesor i tij nuk eshte ne sferen e sigurise por ne ate te politikes: shtimi dhe trashja e lidhjeve te varesise te Kosoves me Serbine.
Nuk e di nese eshte ceshtje javesh apo muajsh kur serish do te kerkohen negociata te reja ndermjet Prishtines e Beogradit. EULEX-i eshte neutral ndaj statusit te Kosoves e jo ndaj pavaresise. EULEX-i as qe e permend pavaresine. Sepse EULEX-i konsideron se statusi vazhdon te jete i papercaktuar dhe, rrjedhimisht, statusi i Kosoves eshte ceshtja diskutabile e jo pavaresia. Per EULEX-in pavaresia nuk eshte ceshtje e diskutueshme sepse, thjesht, pavaresia nuk eshte.
Asnjeri prej organizmave apo instancave nderkombetare qe sundojne ne Kosove nuk e pranojne pavaresine e Kosoves. As UNMIK-u, as EULEX-i, as KFOR-i... Vetem Pieter Feithi... ne te vertete, gjysma e Pieter Feithit. Por, edhe ajo gjysma e Pieter Feithit qe e pranon pavaresine e Kosoves, ne nje keso ambienti legal, juridik e politik, natyrshem vjen duke u zvogeluar. Pozita e tij si PSBE po metastazon ne llogari te pozites se tij si PCN. Prandaj, per fillim, duan ta ndajne gjysmen e Pieter Feithin ne gjysme Pieter Feith dhe ne Michael Giffoni, ne menyre qe ta shpetojne Pieter Feithin. Me dy kapela, ku njera prej tyre gjithnje e me pak shihej meqe po futej nen tjetren, Pieter Feith po diskreditohej me shpejtesi ne syte e opinionit dhe rrezikonte te behej i paperdorshem. Gjithsesi eshte shtuar numri i njerezve qe e kane kuptuar se sa padrejtesisht eshte mbivleresuar Pieter Feithi per te cilin thuhej se na e pranonte pavaresine, ndonese as qe e permendte ate ndonjehere.
Por natyrisht qe me se shumti do te vazhdoje te diskreditohet EULEX-i me protokollet qe vetem sa kane nisur. Ky eshte shkaku pse EULEX-i eshte shnderruar ne nje agjenci marketingu qe merret me disenjime reklamash: billboard-a te shtrenjte qe kushtojne 400 euro per cope ne muaj (pra, dyfishi i pages mesatare te kosovareve qe kane fatin te jene te punesuar) dhe dhjetera mijera fletushka per shperndarjen e te cilave ai i paguan me nga 18 euro ne dite secilin person (por kryesisht femijet qe as nuk e dine se cfare po bejne).
EULEX-i eshte drejtesia ne reklame. A do ta bleje kush?
Jane tri fotografi kryesore ne keto reklama, ashtu sic jane tri protokolle te EULEX-it me Serbine. I pari eshte ai i gjyqesise: nje cekic qe rri pezull e i cili nuk eshte ne duar te ndonje gjykatesi me xhybe klasike te zeze, por ne doren e nje burokrati me kostum (sako e kemishe). Vetem se ky burokrat nuk ka asgje tjeter ne ate tavoline shume te gjate - kurrfare dokumenti, as laps e as bllok shenimesh; aty ndodhet vetem cekici, pra cekici ne nje zbrazeti qe simbolizon vendimin arbitrar par excellence. Se dyti, kemi fotografine per hetimet policore ku aludohet se policia krahason e analizon gjurme te ndryshme te gishtave nen llupe. Kosova lengon prej krimit i cili eshte aq i madh saqe na e ka zene shikimin, e jo prej atij qe mezi verehet nen llupe. Duket qe EULEX-i ben me gisht drejt nje lisi, gjersa te gjithe ne qytetaret po e shohim pyllin.
Dhe, se treti, kemi monedhat e imeta te cilat tregojne me se miri se sa po mblidhen te holla neper dogana duke iu falenderuar EULEX-it. EULEX-i vete po na e tregon se ato jane para lypsaresh. Zaten, ne pikat veriore 1 dhe 31, EULEX-i sillet vecse si lypsar ne raport me ato 300 maune qe hyjne per cdo dite nga Serbia. EULEX-i u sugjeron atyre, pra iu lutet, qe ta paguajne doganen (sic!). Dhe, ato cka i ka mbledhur, i ka vene siper njera-tjetres, qe te duken me shume, sepse duheshin fotografuar per kete pano mandej.
Po cfare bejne nderkohe keta politikanet tane qe drejtojne institucione e parti? Cili eshte reagimi i tyre (se per strategji a veprim s'ka me kush shprese)? Ata nuk harrojne qe ta perserisin qendrimin e tyre kunder protokollit, anipse duke e zbutur e rralluar ate. Qendrimin? Deklaraten, me sakte. Qendrim do te thote te mbetesh ne pozicion te caktuar, ta ruash ate pozicion konkretisht. Ne kete kuptim, Sejdiu, Thaci e te ngjashmit, nuk kane qendrime por vetem deklarata. Deklarata qe, ne rastin me te mire, vlejne deri ne deklaraten e ardhshme.