E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgu 313, strehë e vip-ave të krimit

Sipas policisë, ende nuk dihet se kujt do i shpërndaheshin telefonat më pas, por shpjegohet se Meraja ishte marrë me tregtinë e celularëve në burg prej kohësh. Ai i shiste celularët te të gjithë të burgosurit, duke mos lënë mënjanë as bandën e Durrësit, apo të akuzuarit për Gërdecin. Megjithatë, hetimi nuk është dokumentuar plotësisht, por pritet që arrestimet të shtrihen më gjerë, si dhe të zbardhet edhe motivi i vërtetë i futjes së celularëve në institucionin e sigurisë së lartë, Burgun 313. Përdorimi i telefonave në këtë burg konfirmohet edhe nga zyrtarë të burgjeve, të cilët shpesh herë kanë dhënë deklarata për kontrolle të ushtruara dhe celularët e gjetur në ambientet e këtij institucioni. Ndërsa Klodian Meraja është dënuar për vjedhje, pas kësaj atij mund t‘i shtohen edhe vite të tjera nëse dënohet për organizimin e futjes së mjeteve të jashtëligjshme në burg. Edhe vjedhjen e 80 mijë eurove një biznesmeni mermeri, për të cilën ai vuan dënimin aktualisht, ai e kishte organizuar në mënyrë të sofistikuar. Plani i veprimit shtrihej edhe në ambientet e burgut të Shën-Kollit në Lezhë, ku pikërisht në këtë institucion Klodian Meraja vuante dënimin atëherë. Meraja ka kërkuar leje për sjellje të mirë nga burgu për katër ditë, që i ka shfrytëzuar për të kryer vjedhjen spektakolare, i ndihmuar edhe atëherë nga dy femra të reja. Pas grabitjes së kësaj shume financiare, Klodian Meraja dhe Jashar Meta janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u vendosur në një apartament me qira në malin e Robit, pranë një kompleksi turistik në Durrës, bashkë me dy femrat, babain dhe një tjetër bashkëpunëtor, ku edhe janë arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›