Gjendet droge ne qelite e te denuarit nisin hetimet
Nje sasi droge eshte gjetur mengjesin e djeshem ne burgun e Drenoves ne Korce. Sipas informacioneve me te fundit droga e llojit kanabis sativa eshte gjetur ne qeline e nje te burgosuri te ketij burgu. Mesohet se sasia e droges u gjet pas nje kontrolli te qelise se te denuarit Daniel Osmanit 22 vjec. Dyshohet se droga perdorej nga 22-vjecari ndersa mesohet se policia ka nisur hetimet per menyren se si ka depertuar droga brenda ambienteve te burgut te Drenoves. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne burgjet shqiptare me ndihmen edhe te gardianeve te futet droge nga familjaret e te denuarave per keta te fundit. Disa here kane ndodhur arrestime ne paraburgimet e kryeqytetit apo burgje te ndryshme te vendit si Peqin e Rrogozhine.