Varshavë, nis samiti i liderëve të Europës Qendrore
VARSHAVE - Ka nisur takimi i presidentëve të 20 vendeve të Evropës Qendrore ku pritet të diskutohen transformimet aktuale në botën arabe dhe për tranzicionin e rajonit kah demokracia.
Pritet që në takim të marrë pjesë edhe vetë presidenti Barak Obama, gjatë një darke pune me liderët e vendeve pjesëmarrëse. Në takim merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, e cila do u drejtohet me një fjalim pjesëmarrësve në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore. Në fillim të samitit Presidentja Jahjaga është pritur nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski, ndërkohë që Serbia e Rumania bojkotuan samitin për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Në samitin e Varshavës, marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Kroacisë, i Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, e të tjerë.
Gjatë qëndrimit në Varshavë, gjatë paradites së sotme, presidentja zhvilloi një takim dhe me Presidentin e Republikës së Hungarisë, Pal Schmitt.Sipas presidencës kosovare dy homologët diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve,i cili është në nivel shumë të mirë dhe duhet të intensifikohet dhe të zgjerohet edhe më tej.
Zonja Jahjaga theksoi se synim parësor i Kosovës është integrimi në BE, që për Kosovën hapë perspektiva të reja. Presidenti Shmit theksoi se pavarësia e Kosovë tashmë është një çështje e kryer dhe e mbyllur, por sipas tij, duhet të punohet në drejtim të njohjes së këtij realiteti edhe nga shtetet të cilat këtë nuk e kanë bërë ende.
Në njoftimin nga presidenca e Kosovës thuhet se në takimin Jahjaga – Shmit, është diskutuar edhe për vizitën e presidentes së Kosovës në Hungari.
(s.g/balkanWeb)