E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Mlladic vuannga kanceri në gjendjetë avancuar

SARAJEVË- Në ambientet e gjykimit në Sarajevë qarkullojnë zëra se Ratko Mlladic ish-gjenerali serbo-boshnjak i arrestuar dje në Serbi vuan nga kanceri në një gjendje të avancuar. Lajmi konfirmohet nga Ansa, e cila i referohet burimeve të mediave boshnjake.

Vitet e kaluar shtypi boshnjak kishte raportuar se Mlladic ishte shtruar shumë herë në spitalin Ushtarak të Beogradit për tumor e probleme të rënda në stomak. Mbrëmjen e djeshme, për shkak të problemeve të tij shëndetësore është ndërprerë edhe marrja e tij në pyetje nga Gjykata Speciale e Beogradit, ndërsa mjekët d që e kanë vizituar duhet të dëshmojnë sot nëse është apo jo në gjendje Mlladic t’i nënshtrohet marrjes në pyete, apo të ekstradohet drejt Hagës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›