Burgu i ri në Fushë –Krujë 2.96 milion euro nga Komisioni Evropian
17/12/2004
TIRANË – Sistemi i burgjeve tashmë do të jetë më i forcuar. Komisioni Evropian ka vendosur të jap një fond prej 2.96 milion eurosh për ndërtimin e një burgu të ri në Fushë- Krujë. Kontrata për ndërtimin e këtij burgu është nënshkruar dje me zv ministrin e Drejtësisë, Anastas Duro. Kompleksi i këtij burgu do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 60.000 metra katror. Punimet duhet të kenë përfunduar deri në fund të vitit 2005. Ndërkohë faza e parë e projektit që do të mbulohet financiarsiht nga kontrata e nënshkruar dje do të sigurojë hapsirat e duhura për 136 të burgosur. Ndërsa faza e dytë, e cila do të kontraktohet gjatë vitit 2005 do të krijojë një hapsirë shtesë për 176 të burgosur. Në përfundim ky burg do të ket vende për 312 të burgosur. Ndërsa është nënshkruar kontrata, punimet nuk dihet se kur do të fillojnë. Megjithatë nga ana e ministrisë së Drejtësisë jepet premtimi se fundi i vitit të ardhëshëm do të përmirësojë ndjeshëm sistemin e burgjeve, që deri tani vuan nga mbipopullimi. Pothuajse të gjitha burgjet e vendit janë të mbushura tej kapaciteteve normale. Ka kohë që flitet edhe për shpërnguljen e të dënuarve me formë të prerë të cilët qëndrojnë në paraburgim.