E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mulosmani, nuk dua të gjykohen nga Gjykata e Tiranës

17/12/2004  TIRANË- Jaho Mulosmani me akuzat për vrasjet e kryera në vitin 1999 në Tropojë, është rikthyer përsëri në zyrën e gjyqtarit Artuar Gaxhi, bë Gjykatën e Shkallës së parë Tiranë. Por dje Mulosmani nëpërmjet avokatit Vladimir Meçi, kërkoi të gjykohej nga një tjetër rreth gjyqësor. Arsyeja është e qartë. Meçi është shprehur se klienti i tij u dënua nga kjo gjykatë për vasjen e Azem Hajdarit. Kërkesa është marrë në shqyrtim dhe për këtë gjykata ende nuk ka dhënë mendimin e saj. Ndërsa vetë Jaho Mulosmani është shprehur nëpërmjet avokatit se nuk do të paraqitet asnjëherë në seanc gjyqësore. Jaho Mulosmani, akuzohet se në vitin 1999, me armën që qëlloi mbi Azem Hajdarin, ka qëlluar edhe mbi dy qytetarë të Tropojës. Isuf Bashkurti dhe Bislim Hyka, janë vrarë në 4 gusht të vitit 1999 në qendër të Tropojës. Autori i këtyre vrasjeve është zbuluar vetëm pas kryerjes së aktit të ekspertizës për gjurmët e gishtave që u gjetën në armët e krimit. Në dosje thuhet se arma me të cilën u vranë Isuf Bashkurti dhe Bislim Hykamë parë vrau Azem Hajdarin dhe është përdorur nga Jaho Mulosmani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›