E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet me tulle pas koke taksisti

Artan Cena
Nje shofer furgoni taksi eshte masakruar me tulle oret e para te mengjesit te djeshem dhe me pas eshte hedhur poshte mjetit te tij, ne fshatin Cekreze, ne buze te rruges nacionale Tirane-Fushe Kruje. Vaid Xhixha, 45 vjec, banues ne Nikel te Krujes, eshte gjetur nga banoret i vdekur rreth ores 00:10 dhe prane trupit ka qene mjeti tip “Ford”, me targa TR3893E, me ngjyre blu. Hetuesit dyshojne per nje krim me motivet e konkurrences, ose per ceshtje femrash, ndersa autoret mbeten ende te paidentifikuar. Ne vendin e ngjarjes mberriten uniformat blu te Komisariatit numer 5, te cilet me pas njoftuan dhe ekspertet e seksionit te “Vrasjeve”, ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Burime nga grupi hetimor thane dje per gazeten “KJ”, se ne lidhje me krimin, po hetohet ne pistat e nje konflikti personal per ceshtje konkurence, nje lidhje dashurore apo hakmarrjes.
Persona ende te paidentifikuar qe dyshohet te kene udhetuar ne furgon me 45-vjecarin nga Kruja apo qe t’i kene prere rrugen, e kane sulmuar me mjete te forta Vaid Xhixhen duke e lene te vdekur ne vend. Ekspertet, pas keqyrjes se trupit, thane se viktima eshte goditur me nje tulle disa here ne koke dhe me pas eshte hedhur poshte makines se tij. Grupi hetimor, i ngritur per zbardhjen e kesaj ngjarjeje, pas veprimeve hetimore dhe procedurale, arriti ne konkluzionin se 45-vjecari Xhixha ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e 45-vjecarit qe mesohet te kene thene se i afermi i tyre nuk kishte probleme me askend apo konflikte, duke dyshuar te motivi i konkurrences.
Burime nga Instituti i Mjekesise Ligjore thane dje, per gazeten “KJ”, se Vaid Xhixha ka gjetur vdekjen pas disa goditjeve me tulle qe ka marre ne koke. Agjentet dyshojne se autori i ngjarjes eshte i njohur i viktimes, per shkak te sherrit qe dyshohet se ka ndodhur para se te kryhej goditja fatale. Policia tha se ne vendngjarje eshte bere dhe sekuestrimi i disa provave materiale dhe automjetin ku jane gjetur shume gjurme gishtrinjsh.

Viktima
Emri: Vaid
Atesia: Islam
Mbiemri: Xhixha
Mosha: 45 vjec
Banues: Nikel, Kruje
Profesioni: Shofer

Precedentet
11 korrik 2006
Nje 40-vjecar nga Lapraka, teksa kalonte prane shinave te trenit, afer ish-kombinatit "Josif Pashko", gjeti taksine e verdhe, te tipit "Benz", me targa TR 97 18 C, te parkuar ne menyre te crregullt, mes disa bimeve. Ne brendesi te saj ndodhej trupi i pajete i 41-vjecarit Veli Mema. Policia ndaloi dy te rinj disa muaj pas krimit, qe u akuzuan per grabitje me pasoje vrasjen e Memes
20 mars 2005
Identifikohet vrasesi i 55-vjecarit nga Lushnja, Themi Qose, ne Marinez te Fierit. Sipas policise, motivi i krimit ka qene grabitja e vetures se Neim Beharit, 20 vjec, i cili punonte si taksist. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e 20 marsit, ne afersi te fshatit Marinez. Autori i dyshuar u kap tri dite pas krimit te kryer, nderkohe qe prokuroria deklaroi se shkak ishte bere tentativa e grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›