Burma cakton datën e zgjedhjeve të para në 20 vjet

Naypyidaw, 13 gusht - Zgjedhjet e para të përgjithshme në Burma në dy dekadat e fundit do të mbahen më 7 nëntor, kanë njoftuar gjeneralët në pushtet, duke i dhënë fund spekulimeve disamujore.
Këto janë zgjedhjet e para që kur liderja pro-demokrate e Ligës Kombëtare për Demokraci (NLD), Aung San Suu Kyi, fitoi bindshëm në zgjedhjet në vitin 1990, ka raportuar BBC.
Ushtria nuk ka lejuar kurrë partinë e saj të marrë pushtetin dhe ka shpërndarë atë.
Kritikët thonë se zgjedhjet do të jenë një mashtrim, për shkak të ligjeve zgjedhore në favor të autoriteteve.
Kushtetuta e re rezervon 25 % të parlamentit të ri për ushtrinë.