Kërkohet fundi i Rezolutës1244

Prishtinë, 13 gusht - UNMIK-u vepron mbi bazën e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së
Pas vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë i kanë kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, zëvendësimin e Rezolutës 1244, raporton BBC.
Ata argumentojnë se ajo nuk mund të funksionojë pas vendimit të GJND-së për Kosovën.
Kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 pasoi paraqitjen e një projekt rezolute të Serbisë, me të cilën kërkohet hapja e bisedimeve gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke mos e përjashtuar këtu edhe statusin e saj.
Por, autoritetet në Prishtinë thonë se diskutimet për statusin janë përmbyllur dhe se ndryshimi i Rezolutës 1244 është i domosdoshëm, marrë parasysh realitetin e krijuar me vendimin juridik për Kosovën.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se një rezolutë e re duhet të miratojë mendimin e GJND-së.
Zoti Hyseni tha se kjo rezolutë e re do ta ndihmonte vendin në rrugën e anëtarsimit në OKB.
“Kërkesa për zëvendësimin e rezolutës 1244 është bërë në momentin krucial të zhvillimeve për Kosovën dhe rreth Kosovës në pajtim me strategjinë e qeverisë për daljen e vendit nga vëzhgimi dhe kontrolli ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.
Rezoluta 1244 e KS të OKB-së u miratua në qershor të vitit 1999, duke e vënë Kosovën nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara.
Sipas BBC, Rezoluta i ka hapur rrugën Kosovës deri në bisedimet për statusin përfundimtar, por ajo nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova, është lexuar ndryshe.
Autoritetet serbe e kanë cilësuar si akt të përkohshëm juridik, që do të mundësojë kthimin e Kosovës nën administrimin e tyre, ndërkohë që autoritetet në Prishtinë kanë vlerësuar se rezoluta nuk i ka ndaluar ato të shpallin pavarësinë e vendit.
Rezoluta, megjithatë, i ka rregulluar të gjitha çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke i dhënë një fuqi ekzekutive shefit të misionit të OKB-së që nuk është shfrytëzuar deri në fund.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rezoluta nuk është zëvendësuar për faktin se vendi nuk është pranuar nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe vetë Këshilli i Sigurimit është ndarë në qëndrimet për pavarësimin e Kosovës.
Misioni i OKB-së thotë se i takon vetëm Këshillit të Sigurimit të vendos për mbylljen e një misioni dhe heqjen e një rezolute të miratuar nga vetë ky organ.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, tha për BBC-në se vetë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në shumë mënyra riafirmon aspektet praktike të rezolutës.
“KS i OKB-së ka vendosur që të hapë misionin dhe sa i përket rezolutës 1244, i takon KS të OKB-së që të vendosë për të. Ne do të vazhdojmë të punojmë bazuar në mandatin tonë. Nëse e lexoni vendimin e Gjykatës, që është voluminoz, në shumë mënyra ai e riafirmon prakticitetin e 1244-s. Prandaj, është sërish në duart e KS të OKB-së të vendosë për këtë çështje”, tha Geekie.
Kërkesa e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, për zëvendësimin e rezolutës 1244 është cilësuar e parakohshme nga një numër diplomatësh ndërkombëtarë, që kanë deklaruar se shumëçka varet nga shkalla e pajtimit në KS të OKB-së, që tash për tash nuk ekziston.
Zëvendësshefi i misionit britanik në OKB, Philip Parham, i tha pak kohë më parë BBC-së se pajtimi në KS të OKB-së për Kosovën nuk ekziston dhe prandaj është vështirë të arrihet një pajtueshmëri për zëvendësimin e rezolutës.
“Realiteti politik, natyrisht, është i tillë që kjo ka pak gjasa që të ndodhë së shpejti, sepse do të nevojitet një vendim i Këshillit të Sigurimit për ta bërë këtë. Për këtë do të duhej një nivel i pajtimit në Këshillin e Sigurimit, që tani për tani nuk ekziston”, tha ambasadori britanik Parham.
Dy çështjet e ndërlidhura me njëra-tjetrën, ajo e Rezolutës 1244 dhe përfundimi i fazës së pavarësisë së mbikëqyrur janë shtruar si domosdoshëmri nga autoritetet në Prishtinë.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha obligimet e saj që dalin nga paketa Ahtisaari.
“Procesi i pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës po përmbyllet suksesshëm pasi institucionet kanë implementuar rreth 90 përqind të dokumentit të Ahtisarit”, është shprehur zoti Thaçi.
Edhe opozita në Kosovë e ka mbështetur qëndrimin e udhëheqësve të institucioneve në Kosovë për përmbylljen e Rezolutës 1244.
Ibrahim Makolli nga AKR-ja thotë se Rezoluta 1244 duhet të ndryshojë dhe se ajo duhet të respektojë qëndrimin e GJND-së.
Por, ai tha se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj për të përmbyllur fazën e mbikqyrjes ndërkombëtare.
“Gjithësesi, gradualisht, duhet të krijohen kushtet dhe kapacitetet që nga faza e mbikqyrjes të kalohet në një fazë të përkrahjes së institucioneve”, tha zoti Makolli.
Analistët politikë, ndërkaq, thonë se vendimi i GJND-së e ka përmbushur Rezolutën 1244.
Të gjitha këto ndodhin në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.
Autoritetet në Prishtinë thonë se Kushtetuta e Kosovës është garanci për të gjithë qytetarët e vendit, megjithëse një pjesë e serbëve të Kosovës, në veçanti ata në veri të saj, vazhdojnë ta kundërshtojnë pavarësinë e shpallur në shkurt të 2008-ës.