E Diel, 1 Nëntor 2026

Burma pritet të lirojë më shumë të burgosur politikë

Kjo ishte edhe vizita e parë e një ministri të Jashtëm britanik gjatë 55 viteve të fundit në Burma.

Wunna Maung Lwi po ashtu premtoi që ndryshimet në Burma ishin “të pakthyeshme”. Por, më vona ai nuk iu referua termit politik kur iu referua të burgosurve.

Burma është një shtet me 58 milionë banorë në juglindje të Azisë. Ajo fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1948 teksa më pas u mbërthye nga një luftë civile e tejzgjatur. Nga viti 1962 deri në vitin 2011 vendi u drejtua nga një grup ushtarak. Në vitin 2011 u realizuan zgjedhje të përgjithshme dhe pushtetin e mori një qeveri civile.

Shtetet Perëndimore po përpiqen të bindin krerët e shtetit për të liruar të gjithë të burgosurit politikë të dekadave të fundit. Gjerat duken në rrugën e duhur./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-05 10:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›