Opozita siriane sfidon monitoruesit: Të reagojnë ose të largohen

Burhan Ghalioun tha për “BBC”-në se shtetet Perëndimore duhet të krijojnë një zonë sigurie Brenda Sirisë dhe të vendosin zonën e ndalim fluturimit në disa pjesë të vendit.
Të paktën 12 persona raportohet të kenë humbur jetën vetëm të mërkurën anekënd Sirisë.
Në vend kanë mbërritur më shumë se 100 monitorues të Ligës Arabe, por ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar.
Sipas liderëve të opozitës, misioni i Ligës Arabe po siguron mbështetje politike për regjimin e Asadit në shtypjen e protestuesve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 5000 civilë si pasojë e dhunës në vend.
/Start/F. P/
2012-01-05 13:20