Presidenti gjerman kërkon falje por nuk dorëhiqet

Kam bërë gabime, por dorëheqja nuk shtrohet si pyetje, thotë Presidenti federal gjerman Kristian Vulf në një intervistë të dhënë të mërkurën në mbrëmje për televizionet publike ARD dhe ZDF. "Unë do të dëshiroja të bëja pas pesë vjetësh bilancin se kam qenë President i mirë dhe i suksesshëm." Ai nuk ka bërë asgjë të padrejtë, por nuk i ka bërë të gjitha si duhet. "Telefonimi i kryeredaktorit të gazetës ‘Bild’ ishte një gabim i rëndë, për të cilin më vjen keq dhe kërkoj falje," thotë Vulf, në intervistën 20-minutëshe, në të cilin mbajti qëndrim mbrojtës dhe në pjesë të caktuara u duk edhe i penduar.
Presidenti gjerman ra nën breshërinë e kritikave, sepse është përpjekur që të pengojë raportimin për një kredi të diskutueshme private që ka marrë. Në kohën që ka qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Poshtme, Wulff e ka financuar shtëpinë e tij me një kredi private të favorshme në nivelin e 500 mijë eurove, të cilën e ka marrë nga një sipërmarrëse e njohur. Lidhur më këtë çështje ai e ka informuar në mënyrë të paplotë parlamentin e landit.
Telefonatë kërcënuese tek gazeta “Bild”
Kur në muajin dhjetor Vulf mësoi se gazeta me ndikim “Bild”, kërkonte të publikonte historinë, ai i foli në sekretarinë telefonike kryeredaktorit Kai Diekmann. Në të Presidenti federal fliste i indinjuar për hulumtimet e kredisë së tij duke e kërcënuar redaktorin përgjegjës me pasoja ligjore. Shkaku pse e ka bërë këtë ka qenë ndjenja e pafuqisë, shpjegon Vulf në intervistën televizive, e cila u transmetua në momentet më të shikuara të transmetimeve televizive. Ai e ka parë veten në ato momente si viktimë dhe ka dashur të marrë në mbrojtje miqtë.
Intervenimi tek kryeredaktori i gazetës “Bild” nuk është në përputhje me mënyrën se si e shikon ai postin e tij, pranoi Vulf, i cili ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e madhe të lirisë së shtypit në Gjermani. "Si President federal gjërat duhet të jenë nën kontroll në mënyrë të tillë që kjo të mos ndodhë. Megjithatë njeriu është njeri dhe bën gabime."
President në mbrojtje
Nga shprehjet e Vulf-it u bë e qartë se sa të ngacmuar e ka ndjerë ai veten nga hulumtimet mbi jetën e tij personale. "Në fund të fundit ekzistojnë edhe të drejtat personale, edhe të drejtat e njeriut kanë vlerë edhe për vetë Presidentin, miqtë e tij dhe të afërmit", thotë Wulff. Ai nënvizon se kredia private është marrë me korrektësi, por pas blerjes së shtëpisë ai nuk ka dashur t'i thotë të gjitha faktet hapur. Nëse do të ndodhej edhe një herë në një situatë të tillë ai do të vepronte ndryshe.
A është dëmtuar posti i tij?
Në Berlin janë rritur dyshimet nëse Presidenti deri tani më i ri në moshë i Republikës Federale të Gjermanisë është i përshtatshëm për postin e tij. Shumë politikanë dhe qytetarë mendojnë se posti më i lartë i shtetit, i cili karakterizohet si asnjë tjetër nga respekti dhe dinjiteti, është dëmtuar nga sjellja e Vulf-it. Edhe mbështetja politike për të ka rënë ditët e fundit. Edhe politikanët nga partitë në pushtet preferojnë më mirë të heshtin se sa të flasin publikisht për Vulfin./DW-Start/
2012-01-05 10:24