Burns në Kosovë

Në kuadër të vizitës së tij në vend, është parashikuar të mbahet një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
Ky i fundit, sipas një njoftimi të Qeverisë, pritet të marrë pjesë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA). Marrëveshja thuhet se do të nënshkruhet nga zoti Bërns dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Mësohet se gjatë së shtunës, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Bërns, do të vizitojë edhe komunën e banuar me shumicë serbe-Graçanicën, ku do të zhvillojë një takim me Peshkopin Teodosije në Manastirin e këtij qyteti.
Vizita e zëvendëssekretarit amerikan vjen një ditë pas katër-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në prag të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd. Megjithatë, nuk dihet ende se për cilat tema do të diskutohet në takimet që Bërns do t’i zhvillojë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. (rel)