E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana: Ne nuk organizuam ceremoninë i inaugurimit të ambasadës

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, duke marrë shkas nga disa media që pretendojnë përfshirjen e Protokollit të Shtetit në organizimin e ceremonisë së inaugurimit të ambasadës së Kosovës në Tiranë, sqaron:

"Protokolli i Shtetit, në bazë të ligjit, nuk ka asnjë detyrë funksionale apo përgjegjësi institucionale për organizimin e aktiviteteve të ambasadave të shteteve të tjera, të akredituara në Republikën e Shqipërisë. Shprehim keqardhjen e thellë për mungesën e profesionalizmit të treguar nga këto media në ngritjen e pretendimeve të tilla, të cilat, në çdo rast, nuk mund të përziejnë raportet midis faktorëve të brendshëm politikë me marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës".

Në ditën e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në orën 18 në Tiranë u mbajt ceremonia e inaugurimit të ambasadës së re të Kosovës në Tiranë, ku pos dy kryeministrave e zyrtarëve të lartë shtetërorë, është i pranishëm edhe kori diplomatik i akredituar në Tiranë.

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë prerë shiritin e inaugurimit, duke çelur kështu zyrtarisht ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›