Spanja nuk na njeh

Madridi nuk ndryshon mendje as me qeverinë e re për mosnjohjen e Republikës së Kosovës.
Agjencia spanjolle e lajmeve EFE ka mësuar nga burimet e saj në qeverinë spanjolle se ajo mbanë qëndrimin e njëjtë me ish-qeverinë socialsite se "autoritetet kosovare e kanë shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë".
Ministri i jashtëm, José Manuel García-Margallo, nuk është shprehur ende publikisht për Kosovën që prej marrjes së detyrës se re.
EFE kujton se Kosovën e kanë njohur gati 90 shtete, por gjithashtu thotë se Spanja nuk do të ndalë perspektivën evropiane të Kosovës, transmeton Indeksonline.