Përfaqësimi i rajonal i Kosovës - kusht për Serbinë

"Unioni vepron si ndërmjetës dhe për ne esenciale është që në takimet rajonale, në të cilat flitet për çështjet me rëndësi për pajtim, por edhe për zhvillimin ekonomik, të jenë të pranishëm të gjithë aktorët e rajonit. Është në interes të BE dhe të rajonit që të gjitha marrëveshjet që përfshijnë lëmenjtë si energjetika, tregtia, rrejti transportues, të jenë në funksion", ka thënë Degert për "Danas".
"Sa i përket dialogut Beograd – Prishtinë, është bërë përparim i rëndësishëm në sigurimin e lëvizjes së lirë por, duhet një zgjidhje sistematike për vendkalimet kufitare si dhe një gjetje esenciale për përfaqësimin Kosovës në takimet rajonale. EULEX-it dhe KFOR-it duhet siguruar veprimin në gjithë tërë Kosovën”, ka thënë Degert, transmeton Koha.net.
Këto komente Degert i ka bërë duke folur rreth mundësisë së marrjes së statusit të kandidatit të Serbisë për në BE.