Burns të shtunën në Prishtinë, viziton edhe Graçanicën
PRISHTINË-Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, pritet të mbërrijë nesër në Prishtinë ku do të takohet me Presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Burime zyrtare të qeverisë kosovare bëjnë të ditur se pas takimit me kryeministrin Thaçi do të nënshkruhet marrëveshja për Statusin e Forcave (SOFA).
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në vazhdim të vizitës, sipas njoftimit nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë, Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, William Burns, do të vizitojë Graçanicën. Ai do të ketë një takim me Peshkopin Teodosije në Manastirin e Graaçanicës dhe një vizitë të shkurtër në kishë.
Më pas, Burns do të takojë edhe kryetarin e komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç, kryetarin e e komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliç, kryetarin e e komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviç, kryetarin e e komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiç, kryetarin e e komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviqç dhe kryesuesen a ekipit koumunal përgatitor për Mitrovicën Veriore, Adrijana Hoxhiç.
(d.b/BalkanWeb)