E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Në të gjithë vendin janë të bllokuara 28 komuna

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli bëri të ditur pasditen e sotme për situatën në akset e rrugëve nacionale.

Në një konferencë për shtyp ai pohoi se situate më problematike vazhdon të mbetet në akset në veri të vendit ndërsa kanë vijuar operacionet për shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve.

Sipas tij, akset në të cilat mund të lëvizet pa problem janë Tiranë – Kukës – Morinë; Bajram Curri – Morinë; Tiranë – Bulqizë – Peshkopi; Tiranë – Shkodër – Muriqan; Tiranë – Shkodër – Han i Hotit; Tiranë – Gjirokastër – Kakavijë; Gjirokastër - Sarandë; Vlorë – Sarandë; Tiranë Elbasan – Qafë Thanë ; Qafë Thanë – Pogradec – Korçë- Kapshtice; Korçë – Ersekë – Leskovik. Ndërsa të kalueshme me zinxhirë janë akset Kukës – Krumë; Kukës Topojan; Bajram Curri – Fierzë; Peshkopi – Qafë Buall; Qafe Bualli – Krastë.
Olli deklaroi se mbeten të bllokuara akset Kukës – Peshkopi, Qafë Mali – Fierzë dhe Domaj – Draj Reç, ndërsa po punohet për hapje e tyre.
Gjithashtu kreu i Emergjencave Civili bëri të ditur se ndërkaq po punohet në të gjitha rrugët rurale për në qendër komune dhe konkretisht : Qarku Kukës; Lekbibaj, Bytyç , Grykë Çajë Kalis, etj, Qarku Dibër: Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Ostren, Trebisht; qarku Elbasan Lenije, Kukur Poroçan.
Sipas tij, në të gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara. Qarku Shkodër 9, Qarku Kukës 9 , Qarku Dibër 7, Qarku Elbasan 3 ( 2 jane te bllokuara nga reshqitja e rrugëve).
Gjatë ditës së sotme janë transportuar të sëmurë me helikopter në spitalet rajonale Kukës, Shkodër, Peshkopi si nga komuna Fierz për B. Curri. Komuna Selishtë, spitali Peshkopi; komuna Temal, për në Shkodër sikurse dhe janë shpërndarë medikamente me helikopter dhe me mjete tokësore në të gjitha komunat që kanë patur nevojë.

Sipas kërkesave të Prefektëve sot janë shpërndarë ndihma në qarkun Elbasan, Durrës (komuna Cudhi, Krujë), qarku Lezhë, qarku Dibër.Janë bërë 7 misione nga helikopterët e ushtrisë për shpërndarje ndihmash. Janë dërguar edhe kamjonë në rrugë tokësore.
Olli vuri në dukje se janë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Qendrat e Emergjencave të NATO-s dhe Bashkimit Europian, në Bruksel, duke i dërguara raporte periodike me situatën emergjente që po kalon vendi jonë. Prej këtyre qendrave janë ofruar mjete për transport nga ajri dhe ditën e hënë mbërrin për ndihmë një helikopter i madh transporti nga Luksemburgu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›