E Diel, 1 Nëntor 2026

Burokracitë shtyjnë ditën e gjykimit të Tiranës

Post-humbja

Pritej që pasditja e djeshme t’u jepte një zgjidhje polemikave të lindura ditët e fundit në lidhje me trukimin e mundshëm të ndeshjes së parë të turit të dytë të Europa League, ku Tirana u mund në Holandë me rezultatin e thellë 4-0. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mbledhja e drejtuesve të klubit me stafin drejtues të ekipit dhe futbollistët është shtyrë për sot. Shkak për këtë, sikurse është mësuar nga shefi i klubit, Rauf Dimraj, janë bërë disa burokraci të vogla, por të cilat kanë ndikuar në mbarëvajtjen e analizës së parashikuar. Ndërkohë që burime pranë kampit bardheblu theksojnë se ishte thuajse gjithçka gati për zhvillimin e kësaj analizë, ku parashikoheshin masa të ashpra ndaj disa futbollistëve të dyshuar për trukim të mundshëm të ndeshjes ndaj holandezëve. Por pengesë është bërë mosparaqitja në mbledhje e donatorit Refik Halili, i cili ka qenë i impenjuar me disa probleme personale.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›