"Amerikën nuk e ka gjetur gjë nga bipolarizimi politik"
Marrëveshja PS-PD për reformën zgjedhore duhej bërë. Përse duhej? Ajo duhej që të mos lejohen më disa vemje, disa parazitarë politikë të hyjnë në vendimmarrje ndërkohë që nuk kanë elektorat. Kjo është çështja! Nëse doni që njerëz me parti me një anëtar të vendosin për shumicën, ok, bëni kritika!
Del Meta pa pikë turpi dhe kërkon drejtësi. Kur ishte Kryeministër ka qenë kulmi i nepotizmit, njësoj si Berisha. PS, këtyre u dha elektorat, morën mandatet në Parlament. E tradhtuan elektoratin socialist sepse, helbete, janë bërë me pare të madhe tani.
Do bipolarizohet politika? Edhe pastaj? E gjeti ndogjë gjë e keqe Amerikën nga kjo gjë? Absolutisht jo! Jemi rast i rrallë kur një vend kaq i vogël, me kaq pak banorë, ka kaq shume parti. Të paktën ky ligj do të eliminojë shushunjat.