E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Për korrupsionin, fajtorë janë të majtë e të djathtë"

Jam dakord, se Kryeministri ka dështuar dhe ka kapitulluar përballë korrupsionit. Jam dakord, se në infrastrukturë është punuar pak. Por duhen vënë në pah edhe meritat. Unë jetoj në Itali dhe ndjek me shpresë zhvillimet ekonomike e politike në atdheun tonë të dashur. Vuaj shumë kur ndjej e shoh korrupsionin, që ka gllabëruar çdo fushë e sektor në Shqipëri.

Por për të qenë i sinqertë, për 17 vjet qeveritë kanë punuar pak e kanë vjedhur shumë, si të majtë, ashtu edhe të djathtë. Unë personalisht shoh se përparime në Shqipëri ka. Me hir a me zor, kjo qeveri ka pasur ndonjë sukses. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se tashti për tashti, në Shqipëri nuk kemi një të majtë të organizuar. Ajo po rinovohet dhe i duhet pak kohë që të jetë e zonja të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë. Shkruaj me shpresë, se edhe pse kam mendime të djathta, do ma botoni letrën time.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›