Burrel- Vdes minatori, ra në galerinë e gërmimit
Haki Koti baba i dy fëmijëve ka humbur jetën sot në minierën e Martaneshit. Ai ka rënë në galerinë e gërmimeve ku edhe ka gjetur vdekjen. Haki Koti ishte 45-vjeç dhe punonte në minierën e Martaneshit. Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit të Burrelit. Mësojmë se firma që administron minierën e Martaneshit është një firmë private.