Shkodër- Mblidhet Komisioni i Emergjencave Civile
Prefektura e Shkodrës ka organizuar sot një mbledhje të komisionit të emergjencave civile. Pasi në këtë qytet ekziston problemi i mbushjes se bomblave të gazit pa kushte teknike. Përveç kësaj ekziston edhe problemi i ujit të pijshëm pasi pusi i ujit të pijshëm që ndodhet në Dobrec është i parrethuar dhe anash tij ka shumë ndërtime pa leje. Faktikisht ndërtimet duhet të kenë një distancë që është e përcaktuar me ligj dhe puset e ujit të pijshëm duhet të jenë të rrethuar në mënyrë që të pengohet ndotja e tyre. Prefektura ka dhënë alarmin edhe për municionet dhe predhat ushtarake që janë hedhur vend e pa vend që pas trazirave të vitit 1997, të cilat mund të përbëjnë një rrezik serioz për popullsinë.
Për sa i përket problemeve më sipër mësojmë nga Prefektura se kanë filluar të merren masa sigurie për bomblat e gazit.