Burrel, 2 komuna 25 ditë pa energji
BURREL - Dy komuna në rrethin e Matit prej 25 ditësh nuk kanë furnizim me energji elektrike. Shkak për këtë ndërprerje të gjatë është bërë djegia e një transformatori. Komunat Ulëz e Baz kanë mbetur në terr dhe konsumatorët kërkojnë ndërhyrje për zgjidhjen e këtij shqetësimi serioz. Bashkë me të ftohtin e pazakontë ata kanë përballur mungesën e energjisë që iu nevojitet për pajisjet elektroshtëpiake dhe informim. Specialistë të energjetikës thanë se pas ndërprerjes së energjisë në linjat e fshatrave të këtyre dy komunave ka tendenca për të vjedhur përcjellësit elektrikë. Burime pranë CEZ Burrel thanë se po bëhen përpjekje për montimin e një transformatori të ri, i cili do t'u mundësojë banorëve furnizimin me energji. h.p