Bora mbulon vendin akset nacionale me ngrica e akull
TIRANE- Rreshjet e borës që kanë rënë gjatë natës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë gati gjithë vendin. Rreshjet e borës zbardhin Gjrokastrën, Korcën, Elbasanin, Kukësin, Pukën dhe Dibrën. Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes në akset nacionale të mbuluara nga akulli e ngrica. Te izoluara komunat e thella.
KORCE,AKSET E KALUESHME VETEM ME ZINXHIRE, IZOLOHET VOSKOPOJA
Korcë. Brenda në qytetin juglindor trashësia e dëborës arrin në 10- 14 cm, ndërsa në komuna arrin në 30- 50 cm. Pesë komuna janë të izoluara mes tyre Voskopoja, Dardha, Moglicë. Raportohen për vështirësi qarkullimi në akset naciolane. Në Qafë Krrabë, Prrenjas-Qafë Than qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Probleme ka dhe në Qafën e Qarrit.
Po punohet me 4 borë pastruese dhe duke hedhur skorie.
GJIROKASTER, RRUGA DREJT SARANDES E BLLOKUAR NE QAFE MUZINE
Edhe Gjirokastra është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Në qytetin e gurtë trashësia e dëborës arrin në 7 cm. . Akset nacionale problematike janë Gjirokastrës- Sarandë e bllokuar në Qafën e Muzinës.
Po ndërhyhet me borëpastruese dhe skorie për të hapur aksin nacional. Më e vështirë është situata në komunat e thella. Të izoluara komunat Zagorije, Pogon.
ELBASAN, QAFE KRRABE VESHTIRESI QARKULLIMI PER SHKAK TE AKULLIT
Në Elbasan qyteti është mbuluar nga reshjet. Dëbora arrin në 3- 4 cm. Raportohen vështirësi qarkullimi në Qafë Krrabë, që lidh Tiranën me Elbasanin, pasi ka shtresa akulli. Në aksin Elbasan- Librazhd, te kthesa e Murranit mbizotëron trashësia akulli. Në aksin Lizbrazh- Përrenjas te kthesa e Dragostunjës, disa automjete kanë dalë nga rruga, por nuk janë shënuar të lënduar. (vijon)
(s.g/balkanWeb)