Merr flakë një aeroplan bombardues amerikan.
Një aeroplan bombardues B-1 ka marrë flakë teksa po ulej në bazën ajrore në Katar. Lajmi është bërë i ditur nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë njoftuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga bombarduesi. Forcat ajrore e quajtën ngjarjen një incident tokësor, ndërsa nuk janë bërë publike detaje të tjera.