E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi- Bushit : Shqipëria do të kontribuojë për siguri dhe asistencë në NATO

 

Presidenti i Republikës Bamir Topi e ka vlerësuar anëtarësimin në NATO si një platformë politike dhe ushtarake të detyrueshme për t'u ndjekur dhe zbatuar. Në drekën e punës që u organizua në Zagreb të Kroacisë, Topi tha para presidentit Bush dhe atij kroat Mesic se Shqipëria është e vendosur të kontribuojë për siguri dhe asistencë të NATO-s në Afganistan por edhe në misione të tjera që mund të krijohen.

Ai tha : " Ne jemi të ndërgjegjshëm për këto sfida. Unë besoj se do t'ë përballojmë ato edhe sepse përkrah nesh ndjejmë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".Ndërkohë që mardhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kreu I shtetit I ka vlerësuar sit ë shkëlqyera dhe shumë të rëndësishme për popullin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›