Burrel, bllokohen 4 tableta fotoksinë në burgun e sigurisë së lartë
BURREL- 4 tableta fotoksine janë bllokuar në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Burrel, pasi u zbuluan se ishin futur në qelitë e burgut nga persona ende të paidentifikuar, duke evituar kështu helmimin e ndonjërit prej të burgosurve apo helmimin kolektiv të tyre.
Policia ka kryer një kontroll të imtësishëm pas sinjalizimeve të marra për futjetn e tabletave me fotoksinë në qelitë e sektorit C ku ndodhen të burgosurit e përjetshëm. Burime kofidenciale nga Prokuroria e Matit konfirmojnë lajmin ndërsa pohojnë se po kryhet një hetim nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe nga SHKB lidhur me vendodhjen e tabletave të fotoksinës në burg.
Ndërkohë prokuroria e Matit është në pritje të nxjerrjes së rezultatave nga SHKB dhe kalimin e dosjes prokurorëve. Dy pistat kryesore në të cilat po hetohet për futjen e fotoksinës në burg, ajo e eliminimit nëpërmjet helmimit të njerit prej të burgosurve të përjetshëm, ose e një helmimi kolektiv të të burgosurve në sektorin C që janë personat e burgosur me jetë.
(m.a/News24/BalkanWeb)