Sheqeri i tepërt, rrezikon zemrën
SHBA- Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se konsumimi i nivelit të lartë të sheqerit, shton numrin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Studimi i publikuar në revistën Journal of the American Medical Association ka vërtetuar se edhe sheqeri, sikurse konsumimi i sasisë së madhe të yndyrave, rrit nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit në gjak.
Shkencëtarët këshillojnë që të bëhet kujdes në sasinë e përgjithshme të sheqerit në ushqim, duke marrë parasysh lidhjen që ka konsumimi i sasisë së madhe të sheqerit më sëmundjet e shumta.
(e.n/BalkanWeb)