Burrel, digjen 6 shtëpi, 40 banorë të pastrehë
BURREL- Digjen totalisht 6 shtëpi banimi në qendër te qytetit të Burrelit në lagjen Partizani. Ngjarja ndodhi mesditën e së ejntes kur një godinë një kateshe në të cilën ishin strehuar 6 familje ka marrë flakë. Rreth 40 banorë të godinës kanë filluar të shuajnë flakët ndërsa forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur me vonesë, duke mos bërë të mundur të shpëtojnë banesat e godinës të cilat janë djegur totalisht. Mendohet se një shkëndijë elektrike mund të jetë bërë shkak për zjarrin, por gjtihcka mbetet e paqartë ndërsa banorët aludojnë për një zjarrëvënie të qëllimshme, pasi këtu po tentohej ngritja e një pallati të ri. Tashmë 6 familjet nuk kanë asnjë strehim dhe Bashkia e Burrelit nuk ka dhënë asnjë prononcim se cfarë do të bëhet në ndihmë të tyre.
(s.g/BalkanWeb)