Firmoset marrëveshja për kaskadën e Devollit
Firmoset marrëveshja konçensionare për ndërtimin e kaskadës së Devollit mes qeverise shqiptare dhe dy kompanive të huaja per energjine, austriakes EVN dhe norvegjezes "Stadkraft". Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e firmosjes
TIRANE-Një kompani austriake dhe një norvegjeze do të ndërtojnë kaskadën e Devollit, që parashikohet të jetë një ndër projektet më të rëndësishme në fushën e energjitikës. Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes konçensionare për ndërtimin e kaskadës së Devollit me dy kompani të huaja te energjise, EVN një kompani austriake për energjinë dhe norvegjezja "Stadkraft". Nënshkrimi u zhvillua në ambientet e hotel "Sheraton".
Kryeministri Sali Berisha cilësoi se "projekti për ndërtimin e kaskadës së Devollit është projekti energjetik i shekullit për shqiptarët".
"Specifike për këtë projekt është fakti se ai bazohet në tunele. Në këtë drejtim ai nuk konsiderohet më si një projekt dekadash, por si projekt shekulli. Rreth 1 miliard euro janë përfitimi në taksa i autoriteve shqiptare nga ky projekt. Por dua të theksoj se disa miliarda euro të tjera është përfitimi i Shqipërisë, për shkak të apelit që bën ky projekt për investitorët e tjerë të huaj", tha më tej Kryeministri.
“Ndërtimi i këtij projekti madhështor është një nga hapat më të rëndësishëm në drejtim të shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi të vogël energjetike të rajonit", tha Kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë nuk kurseu vlerësimin edhe për dy kompanitë e huaja që morën me koncesion projektin. "vepra është një konçension i vendit tonë ndaj dy kompanive EVN dhe Stadtkraft, kompani me eksperienca të mëdha në ndërtimin, menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit në fushën energjetike", tha Berisha duke shtuar se kaskada e Devollit do të shndërrihet në një eksportues të rëndësishëm në kohë piku të energjisë.
Kaskada e Devollit do të ketë një kapacitet prej 340 megavat me një investim që shkon në mbi 1 bilionë euro. "Për ndërtimin e kaskadës së Devollit do të punësohen direkt mbi 5 mijë punëtorë në frontin e punës dhe 2500 të tjerë si ndihmësa.
Shqipëria po vuan krizën energjetike prej mëse 18 vjetësh. Qeveritë njëra pas tjetrës kanë bërë thirrje vazhdimisht për investime të huaja në sektorin e energjitikës për të përmirësuar situatën.
(d.b/BalkanWeb)