E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mjekët në protestë, asnjë operacion

I bashkohen protestave të mjekëve të Tiranës edhe mjeket e Elbasanit të cilët prej dy ditësh kanë ndërprere të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale në spital. Mjekët e Elbasanit janë sot në ditën e dytë të protestës. 

ELBASAN- Rreth 80 mjekë të Qendrës Spitalore “ Xhaferr Kongoli” të qytetit të Elbasanit, kanë hyrë në ditën e dytë të protestë së tyre në shenjë solidarizimi me mjekët e Qendrës Spitalore” Nënë Tereza” në Tiranë. Grevës dy ditore në qytetin e Elbasanit i është bashkuar edhe stafi i infermierëve, të cilët në këto dy ditë po kryejnë vetëm shërbime urgjence në spital. Ndërkohë që nga dita e djeshme duke vijaur edhe sot mjekët e Elbasanit kanë ndërprerë të gjitha ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale në të gjitha pavionet e kompleksit spitalor.
Sipas mjekevë te elbasanit greva dy ditore realizohet gjithashtu për të sensibilizuuar të gjithë komunitetin jo vetëm të Elbasanit por edhe të mbarë vendit që të kenë respect për bluzat e bardha, dhe jo t’i dhunojnë ato.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›