E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulici: Kritika policisë për punën

Policia e Tiranës ka bërë sot analizën një vjetore të punës ku i pranishëm ka qenë zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Agron Kulici edhe Avokati i Popullit Ermir Dobjani. Në fjalën e tij Kulici tha se "Policia nuk po punon si duhet ndërsa kritikoi edhe Prokurorinë e cila sipas tij nuk ndjek vazhdimësinë e punës hetimore. Nga ana e tij Avokati i Popullit, Dobjani tha se "Puna e policisë lidhet ngushtë me demokracinë. Ai theksoi se respektimin e të drejtave të njeriut tregon nëse një shtet është demokratik apo diktaturë. Dobjani tërheq vëmendjen për dhunën e policisë në komisariate si rasti i policisë së Sarandës, dhe bëri thirrje që të respektohen procedurat e shoqërimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›