Burrel, furgoni me 10 pasagjerë rrëzohet 4 të lënduar
BURREL- Pa kaluar 24 orë nga 4 aksidente e rënda me 8 të vdekur të cilët u shënuan të dielën, një tjetër aksident shënohet në Burrel.
Një furgon me 10 pasagjerë i linjës Urak-Burrel ka dalë nga rruga sot në mëngjes dhe është rrëzuar pranë Zenishtit. Nga batimi i furgonit kanë mbetur të plagosur katër prej pasagjerëve. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Burrelit ku po marrin ndihmën e shpejtë, dhe mjekët thonë se gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore aksidenti ka ndodhur sepse furgoni ka rrëshqitur nga lagështia dhe balta në rrugë.
'
Mes viktimave të aksidenteve të ndodhura të dielën ishin dhe tre fëmijët, 6, 9 dhe 12 vjec e familjes Kola, përkatësisht dy motra dhe i vëllai. Në aksidenti në Peqin-Elbasan mbetën 3 të vdekur dhe 4 të plagosur.
(s.g/balkanWeb)