E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 70 kg mariuanë, 1 në pranga, 2 në kërkim

GJIROKASTER- Një sasi prej 70 kg lëndë narkotike mariuanë është sekuestruar një orë pas mesnatës së të dielës nga policia kufitare e Gjirokastrës. Rreth orës 01. 30 minuta të 27 dhjetorit, gjatë shërbimit në kufirin e Gjelbër, policia ka konstatuar tre persona të po ecnin drejt vijës kufitare me shtetin grek në vendin e quajtur “Gryka e Bogazit”, afër piramidës 24 të kufirit.

Tre shtetasit kishin nga një çantë të madhe shpine, ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të shtetasve dhe kanë arritur të kapin në flagrancë njërin prej transportuesve së bashku me çantën që transportonte. I arrestuari është Adil Peshku, 23 vjec, lindur dhe banues në Kostenjë të rrethit Librazhd.

Ndërsa dy personat e tjerë duke përfituar nga errësira dhe moti i keq me shi e dëborë, të favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimësia kanë arritur të largohen pa u identifikuar nga patrulla e policisë kufitare duke braktisur edhe çantat të cilat janë sekuestruar nga ana e Policisë.

“Nga kqyrja që iu bë çantave rezultoi se në tre çantat kishte 60 pako me peshë të ndryshme, të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre ndodhej lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë, gjithsej rreth 70 kilogramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”- informon policia e Gjirokastrës në komunikatën e saj për shtyp

Forcat e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër po vijojnë operacionin për kapjen e 2 të kërkuarve.

Sipas të dhënave paraprake dy të rinjt e shpallur në kërkim janë nga Saranda, por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur gjeneraliteti i tyre.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, vepër kjo e parashkuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›