Burrel, mungon ngrohja, nxenesit bojkotojne mesimin
BURREL-I ftohti i ketyre diteve ka shkaktuar jo pak probleme edhe ne mbarevajtjen arsimore. Megjithese ngrohja ne shkolla eshte nje detyrim qe duhet t'i ofrohet nxenesve, ne shume raste ajo shihet si luks i tepert. Ne zonat e thella malore, nje gje e tille behet edhe me e domosdoshme, per shkak te temperaturave teper te uleta qe mbisundojne atje gjate dimrit. Mungesa e ngrohjes ka detyruar dje nxenesit e shkolles "Pjeter Budi" ne Burrel, te protestojne per shkak te mos venies ne pune te kaldajave. Rreth 1000 nxenesit e kesaj shkolle, jane hedhur ne nje proteste nje oreshe, duke lene mesimin per shkak te pamundesise se zhvillimit te tij ne kushtet e nje te ftohti te madh, ku temperaturat jane nen zero. Nxenesit kane kerkuar te vihet ne perdorim sistemi ngrohes, nepermjet kaldajave. "Nuk qendrojme dot ne keto kushte", kane thene nxenesit. Pasi kane shprehur te vetmen kerkese te tyre, ata nuk kane pranuar te bejne mesim, duke u larguar neper shtepite e tyre. Ne Burrel probleme ka pasur edhe ne spitalin e qytetit, ku per disa ore, per shkak te nje defekti ne rrjet, ka pasur mungese te furnizimit me energji elektrike. Nje gje e tille ka paralizuar punen e mjekeve, te cilet nuk kane mundur dot te kryejne kontrollet me ane te aparaturave.
Ahmet Laze, ishte denuar me 3 vjet burg ne mungese nga Gjykata e Vlores
Hodhi ne ere me tritol banesen e ish-gruas, dergohet ne qeli
Tirane-Tek ecte lirshem ne rruget e kryeqytetit, eshte vene ne pranga nje person i kerkuar nga Policia e Vlores. Ahmet Laze, eshte arrestuar mengjesin e djeshem, ne "Rrugen e Kavajes" ne Tirane, nga sektori i operacioneve speciale te policise se kryeqytetit. Arrestimi i tij u be per llogari te Policise se Vlores. Burime zyrtare te kesaj policie, njoftuan se menjehere pas prangosjes ne Tirane, i kerkuari eshte derguar ne ambientet e Komisariatit te Vlores. 57-vjecari, Ahmet Laze, ka qene i denuar nga Gjykata e Rrethit Vlore, me 3 vjet burg me akuzen "shkaterrim te prones se tjetrit". Ngjarja per te cilen i kerkuari ka marre kete mase denimi, ka ndodhur ne dhjetor te vitit 2007 ne lagjen "Osman Haxhiu" ne qytetin e Vlores. Pas divorcit me ish-gruan e tij, Anxhela Myrtaj, mes dy ish bashkeshorteve kishin vazhduar grindjet, per shkak te detyrimit financiar qe Laze, duhet t'i paguante dy vajzave te tij. Duke mos rene dakord per shumen e parave, 57-vjecari, ka vendosur te hakmerrej ndaj ish-gruas. Ne oren 04.10 te mengjesit te dates 16 dhjetor 2007, ai vendosi nje sasi tritoli ne hyrje te baneses se saj, qe ndodhej ne katin e 6-te te nje pallatit qe ndodhej prane bashkise. Si pasoje e shperthimit, u demtua teresisht banesa e Anxhela Myrtajt, si dhe disa banesa ne katet e siperme te pallatit, por fatmiresisht pa shkaktuar lendime ne njerez. Menjehere pas ngjarjes, pronarja e baneses, ka vene "gishtin" mbi ish-bashkeshortin e saj, i cili e kishte kercenuar disa here. Nga hetimet rezultoi se ai ishte autor dhe ne dy rastet e tjera, te atentateve te ngjashme ne deren e shtepise se Anxhela Myrtajt.