Dade: LMN komandohet nga Berisha
Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, deklaroi dje gjate nje emisioni televiziv se grupimi Levizja per Mendimin Ndryshe komandohet nga kryeministri Berisha. Gjate prononcimit te saj, sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze, vleresoi takimin e LMN me europarlamentare, Doris Pack, si te turpshme, duke e akuzuar kete te fundit si te njeanshme. "LMN ka zgjedhur kete rruge. Flasin me gjuhen e Sali Berishes. Flasin me praktikat dhe hipotezat e Jozefina Topallit. Derisa pranon te jete ne delegacionin qe emeron zonja Topalli, do te thote qe ka miratuar kete akt qe zonja Topalli ka bere", u shpreh Dade. Sipas saj, pavaresisht se nuk ka bere betimin emri ishte ne delegacionin e Keshillit te Evropes. Ajo tha se zoti Islami vertet s'ka vajtur, por praktikisht nuk eshte shprehur per kete fyerje qe zonja Topalli i ka bere personalisht zotit Islami duke e perfshire ne delegacion. Duke u ndalur edhe tek emrat e pervecem si Harasani dhe Islami, zyrtarja socialiste ka hedhur hije dyshimi mbi karrierat e tyre politike. "Eshte per te ardhur keq qe jane gjithmone te njejtet emra qe vazhdimisht kane krijuar keto probleme. Kjo nuk do te thote se ata jane me demokrate se sa ne, qe respektojme vendimet politike. Une personalisht nuk i perkas asnje grupimi dhe nuk kam qene asnjehere shume prane lidereve", vijoi anetarja e Kryesise se selise roze. Sipas Dades, kane qene te tjeret ata qe jane inkurajuar ne politike vetem pse i kane sherbyer lidereve. Ajo tha se zoti Harasani eshte hera e pare qe takon ndonje nga perfaqesuesit atje. Sipas saj, Evropa ka kaq etike dhe per kortezi edhe mund ta takoje, por ama vete ky ish- minister i Jashtem nuk mund te abuzoje me postet qe gjithkush e di se si i ka mbajtur dhe si i ka marre, duke sulmuar koleget gjithmone edhe duke folur ne te gjitha ambasadat. Deputetja socialiste nuk i kurseu akuzat edhe per europarlamentaren Doris Pack, duke e cilesuar si te turpshem takimin me deputetet e LMN-se. "Me kete qe kane bere, deri edhe ne menyre jo institucionale, kane shkuar dhe kane takuar Doris Pak qe per shqiptaret s'do te thote asgje. Nuk e shpall si "armike te popullit", por ka qene e njeanshme. Eshte 1/700 pjese e Parlamentit Evropian. Eshte dukshem e djathte dhe qorrazi mbeshtet Sali Berishen", u shpreh sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne PS. Sipas Dades, ne nje kohe kur Sali Berisha ka cuar vendin drejt gremines sigurisht ka pasur edhe momente qe nuk e ka mbeshtetur per hir te se vertetes sepse eshte detyruar te kete nje fare realizmi.