E Diel, 1 Nëntor 2026

Tutori me dy prostituta, "biznes" ne Kosove

Kukes-Pasi i ka shfrytezuar per nje kohe te gjate ne kryeqytet si prostituta, tutori i dy vajzave ka vendosur t'i shfrytezoje ato ne Kosove. Ndjekja nga policia dhe djegia e disa bazave, ku ai shfrytezonte punen e tyre te jashteligjshme, e ka detyruar 41-vjecarin nga Domja, Perparim Kaci, te mendoje per nje vend me te qete, ku mund te fitonte shuma te tera parash. Diten e djeshme, ai kishte planifikuar te vinte ne zbatim edhe planin e tij, duke ndermarre udhetimin drejt vendit fqinje Kosoves. Duke shfrytezuar lirshmerine e kalimit ne kufi, se bashku me dy punetoret e seksit, ai ka tentuar te kaloje piken kufitare te Morines ne Kukes. Pikerisht ketu, policia e ketij qarku, pas shkembimit te informacionit me Policine e Tiranes, ka njoftuar se personi i kerkuar ndodhej shume prane tyre. Personi i cili akuzohej per "trafikim te femrave per qellime prostitucioni", eshte mbajtur gjate per kontroll se bashku me dy vajzat qe e shoqeronin. Pas kryerjes se verifikimeve te identitetit, ne saje te operacionit te koduar "Terthorja", Perparim Kaci, eshte prangosur ne flagrance ne Morine. Forcat e policise se Kukesit, i kane komunikuar atij edhe akuzen, duke mos i lene asnje mundesi veprimi te kerkuarit. Sipas policise, 41-vjecari nga fshati Domje i Tiranes, akuzohet se ka shfrytezuar ne menyre sistematike per prostitucion ne disa hotele te ndryshme te kryeqytetit, 18-vjecaren E.S. dhe 22-vjecaren M.M. Me pas ka tentuar t'i trafikoje ato ne drejtim te Kosoves per t'i shfrytezuar serish per prostitucion. Arrestimi tutorit te prostitutave, u be pas nje hetimi intensiv te strukturave per hetimin e krimit. Nga hetimet e deritanishme eshte bere i mundur dokumentimi ligjor i kesaj vepre penale, nderkohe qe vazhdojne hetimet per dokumentimin ne teresi te aktivitetit kriminal te ketij personi. Mesohet se jane shoqeruar ne komisariatin e Kukesit, edhe dy vajzat qe e shoqeronin ate, per t'i marre ne pyetje me qellim vertetimin e akuzes se ngritur ndaj tij. Burime zyrtare te Policise se Shtetit, njoftuan se materialet procedurale ne ngarkim te te arrestuarit Perparim Kaci, i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise per Krimet e Renda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›