E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronaret, kunder legalizimit te tokes me bono privatizimi

Ish-pronaret jane shprehur kunder nje ligji te miratuar pak kohe me pare nga Kuvendi, qe zgjeron perdorimin e letrave me vlere ne procesin e legalizimit. Vendimi per legalizimin e siperfaqeve deri ne 500 m2 kundrejt vleres 50% me bono privatizimi, solli edhe reagimin e shoqates te te shpronesuarve. "Ligji ekzistues parashikonte qe kjo menyre pagese do te perdorej vetem per siperfaqe deri ne 300 m2. Keto veprime e ulin akoma me teper cmimin per meter katror duke e cuar deri ne 100 leke per meter. Duhet te eliminohet perdorimi i letrave me vlere dhe cmimet te percaktohen sipas cmimeve te tregut", u shpreh Nyshit Vorbsi, anetar i kryesise se shoqates "Pronesi me Drejtesi". Nje tjeter shqetesim per te shpronesuarit eshte edhe heqja e pergjegjesise per kompensimin e pronareve nga Agjencia e Legalizimit dhe kalimi i kesaj pergjegjesie Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. "Duhet te hiqet dore nga perdorimi i fondit te kompensimit te pronareve per shperblimin e shpronesimeve per efekt legalizimi. Pagesa e shpronesimit te pronareve te behet nga ALUIZNI", u shpreh Vorbsi. Shoqata e te shpronesuarve kerkon nga qeveria t'u beje pagesat per siperfaqen prej me shume se 340 mije meter katror te shpronesuar sipas vendimit te nentorit 2008, pagese e cila u perllogarit te ishte 46 milione euro dhe qe duhej te ishte bere brenda 6 muajve qe nga marrja e ketij vendimi. Mirepo sipas ish-pronareve deri nuk eshte levruar asnje fond. Qeveria ka vendosur qe e gjithe siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall per pronaret e ligjshem. Keshtu 80 per qind e fondit te parave qe do te sherbejne per kompensimin e pronareve te ligjshem, do te sigurohet, sipas qeverise, nga pagesat qe bejne personat qe legalizojne ndertimet e paligjshme. Fondi i kompensimit sipas ligjit grumbullohet ne buxhetin e shtetit dhe me pas do te percaktohet nga qeveria se sa do te jete shuma e parave qe do te kaloje per kompensimin e ish-pronareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›