Bregu përshëndet raportin. PS të ndalojë bojkotin
Zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu i beri thirrje opozitës t'i japë fund bojkotit të Kuvendit. "BE vlerësoi zgjedhjet, ndaj Opozita duhet të bashkëpunoje"
TIRANE- Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu përshëndeti sot deklaratat e djeshme të presidencës së Bashkimit Evropian, dhënë nga ministri i jashtëm suedez Karl Bild dhe deklaratën e komisionerit evropian për zgjerimin Olli Rehn, pas raportit të publikuar nga misioni i OSBE – ODIHR-it, për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.
“Deklaratat e presidencës suedeze dhe komisonerit Rehn se vendi pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë për sa i përket perspektivës evropiane, janë konfirmim i përgjegjshmërisë me të cilën qeveria shqiptare ka zbatuar dhe do të zbatojë të gjitha detyrimet që afrojnë vendin më shumë me Bashkimin Evropian”. tha Bregu në një prononcim për shtyp
Bregu shtoi se raporti deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri kanë shënuar progres qenësor në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve, proçesin e identifikimit të tyre, votimin, numërimin dhe shqyrtimin e ankesave.
Zëdhënësja e qeverisë dhe në pritje të miratimit nga parlamenti të postit të saj si ministre e Integrimit Bregu ftoi opozitën të marrë pjesë Parlament, pasi sipas saj, “ ajo duhet të dëshmojë se plotësimi i detyrimeve për të qenë sa më shpejt në BE, është detyrimi politik e qytetar i gjithkujt që ka kërkuar dhe ka marrë votën e shqiptarëve në 28 qershor për të realizuar sa më parë ëndrrën e përbashkët evropiane”
(s.g/BalkanWeb)