E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi qeveria demshperblim financiar per 470 ish-te perndjekur

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar dëmshpërblimin financiar për 470 ish të dënuar politikë të regjimit komunist. Njëkohësisht, po gjatë kësaj mbledhje ekzekutivi shqiptar miratoi dhe vendimin për shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. 
Kështu, ndalur në vendimin e parë, Këshilli i Ministrave përcakton masat e dëmshpërblimit për të tjerë të dënuar politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg, si dhe për familjarët e viktimave, të dënuar me dënim kapital, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore të përcaktuara në ligjin 9831/2007 (të ndryshuar).
Ndërkohë që shuma totale e dëmshpërblimit financiar është në masën 2. 045. 944. 000 (dy miliardë e dyzet e pesë milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë) lekë. 
Ndërsa lidhur me vendimin e tyre, qeveria përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, në qarqet e Tiranës, të Durrësit, të Dibrës, të Vlorës dhe të Elbasanit, për një sipërfaqe prej rreth 34 001.9 m2 truall, me vlerë të përgjithshme 307. 395. 710.4 (treqind e shtatë milion e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë pikë shtatëqind e dhjetë presje katër) lekë.
Masa e shpërblimit është përcaktuar në përpjesëtim të drejtë me sipërfaqen e parcelës ndërtimore të zënë nga objekti pa leje.
Njëkohësisht, Këshilli i Ministrave miratoi edhe kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
Për 2001 parcelat e objekteve informale, që me këtë vendim, bëhet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej 414 222.90 m2, janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren, plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor, si dhe kualifikimi për legalizim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›