E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia kampione ne rajon per ndertimin e autostradave

Shqipëria rezulton të jetë kampione në mesin e shteteve të rajonit në ndërtimin e autostradave. Sipas të dhënave të Eurostatit, të përmbledhura nga agjencia turke e lajmeve “Anadolia”, vetëm në tre vitet e fundit shteti shqiptar ka ndërtuar 300 kilometra autostradë. Që nga viti 2005 e deri tani në Shqipëri janë asfaltuar mbi 9 mijë kilometra rrugë, autostrada, superstrada, rrugë dytësore dhe rrugë tretësore.  Në statistikat e eurostat thuhet se qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha, gjatë 6 viteve të fundit në Shqipëri ka ndërtuar 9103 km rrugë, ku nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë investuar 26.7 miliardë lekë për 1090 km rrugë dytësore, përmes grantit konkurrues dhe Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve 28 miliardë lekë për 5957 km dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve 2056 km rrugë. 
Nga të tre këto programe janë plot 9103 km rrugë të ndërtuara në harkun kohor 2005-2012, ndërkohë që në sektorin e infrastrukturës rrugore kombëtare janë investuar 276 miliardë lekë.  
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Eurostat vë në dukje se Maqedonia ka ndërtuar në 20 vitet e fundit vetëm 150 kilometra rrugë, Serbia 114 km në 7 vitet e fundit, ndërsa Mali i Zi nuk ka arritur të ndërtojë as edhe një kilometër rrugë. Edhe Bosnja e Hercegovina rezulton të ketë ndërtuar shumë pak autostradë dhe kjo është vetëm 71 kilometra në 12 vitet e fundit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›