Burrel, rrugorët japin alarmin: Ura e Matit drejt shembjes

>Vitet e shumta që ka mbi shpinë, ka bërë që njëra prej urave më të rëndëishme në Burrel, ajo e njohur si Ura e Matit, të shkojë drejt një shembjeje të plotë. Në fakt, një situatë e tillë ka kohë që është bërë prezente, pasi disa herë Prefektura e Dibrës, Komisariati i Policisë së Matit dhe Bashkia e Burrelit i janë drejtuar me letra e telegrame Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, nga e cila kanë kërkuar zgjidhje urgjente për këtë urë, në afërsi të hyrjes për në qytetin e Burrelit. Shefi I sektorit të policisë rrugore në komisariatin e Matit, Zeqo Kolgjini thotë i alarmuar se ura është në rrezik dhe frenimi I mjeteve është diçka e vështirë.
Megjithë përpjekjet e vazhdueshme të policisë së qarkullimit rrugor, në këtë urë lëvizin mjete me mineral kromi, inerte e materiale të tjera ndërtimi për Rrugën e Arbërit, etj. Kolgjini u bën apel pronarëve të firmave minerare të kromit, drejtuesve të mjeteve të tonazhit të lartë, pronarëve të firmave të ndërtimit që punojnë në "Rrugën e Arbërit" të mos qarkullojnë mbi këtëurëmekapacitetmbinormënelejuar, e cila është 24 tonë. Ndërkohë, apelohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, në mënyrë që ajo të dërgojë grup specialistësh për të dhënë zgjidhje të tjera, lëvizjen e mjeteve diku tjetër dhe kryerjen e investimeve në këtë objekt. Sipas shefit të rrugorëve të Burrelit nesër do të jetë vonë dhe bllokimi i kësaj ure do të sjellë probleme serioze si për qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me ujë të banorëve të Burrelit. Kjo urë është ndërtuar afro 80 vjet më parë nga specialistët italianë dhe ka një kapacitet mbartës 24 ton. Aktualisht mbi këtë urë lëvizin mjete me kapacitet disa herë më të lartë se sa kapaciteti mbartës, duke vënë në rrezik jetën e atyre që lëvizin me makina të tonazhit të lartë, por duke rrezikuar bllokimin e aksit nacional Tiranë- Burrel- Peshkopi-Bllatë. Lëvizja e makinave me krom, çimento, inerte të ndryshme, lëndë drusore si dhe mallra ka krijuar probleme serioze për Urën e Matit, shembja e të cilës do të sillte probleme serioze. Çuditërisht instancat përgjegjëse të rrugëve nuk marrin parasysh mesazhin e konstruktorit italian, i cili ka të dokumentuar se garancia e urës ishte 60 vjet, pra deri në vitin 1985, ndërkohë më pas duhej ndërhyrë me investime për të rritur kapacitetin mbartës i urës.